Autoritetet e Parisit kanë nisur një hetim të premten pas vdekjes së një vajze tre-vjeçare, e cila është gjetur në një rrobalarëse, në banesën e prindërve të saj.
Trupi i saj është gjetur në veri të Parisit të enjten mbrëma, ka bërë të ditur zyra e prokurorit të shtetit.
Rasti ka ndodhur pasi babai i vajzës kishte dalë në darkë me bashkëshorten e tij 37-vjeçare, dhe me njërin prej fëmijëve të tyre të përbashkët, ka raportuar Le Parisien.
Më pas e gjithë familja ishte kthyer në banesë duke e kërkuar atë brenda dhe jashtë saj, e duke kërkuar edhe ndihmën e fqinjëve për ta gjetur.
Vajza e ndjerë kishte mbushur tri vjet, më pak se një javë më parë.
Le Parisien shkruan se pasi e gjetën vajzën, babai thirri menjëherë shërbimet e urgjencës për ndihmë mjekësore dhe mw pasi ai ka thënë se fëmija ishte në gjendje kritike kur është gjetur. Ajo u shpall e vdekur pak pas orës 23:30.
Autopsia ende nuk është bërë. Sipas deklaratave të babait, 48 vjeç, dera e rrobalarëses ishte mbyllur kur familjarët e kanë gjetur atë brenda.
Një njësi speciale për mbrojtjen e të miturve po drejton hetimin.