Sipas epidemiologëve kinezë, rastet e reja me COVID-19 në rajonet rurale të Kinës, ku kujdesi shëndetësor është më pak i arritshëm, pritet të rriten.
Kjo pasi qindra miliona kinezë po udhëtojnë në qytetet e tyre të lindjes, shumë prej tyre për herë të parë që kur filloi pandemi, përpara vitit të ri hënor.
Zeng Guang, ish-kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se kulmi i valës së re të infeksioneve pritet të zgjasë dy-deri në tre muaj.
Kina ka ndaluar dhënien e statistikave të përditshme për COVID-19, që nga braktisja e masave zero COVID.
Megjithatë spitalet në qytetet e mëdha - ku shërbimet e kujdesit shëndetësor janë më të mira dhe më lehtë të arritshme - janë mbushur me pacientët të infektuar më koronavirus.
Ai ka thënë se tani është koha që shteti të përqendrohet në zonat rurale, ku shërbimet shëndetësore nuk janë në nivelin e duhur.
Ai ka thënë se shumë të moshuar të sëmurë në këto zona janë lënë pas në trajtimin e COVID-19. / BBC