Botë

SHBA-ja rikthen shërbimet e vizave në Kubë

Foto: AP
 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kubë po rikthen shërbimet e vizave dhe ato konsullore atje, duke filluar nga e mërkura.

Rikthimi bëhet për herë të parë që nga një seri incidentesh të pashpjegueshme shëndetësore midis stafit diplomatik në vitin 2017, që uli praninë amerikane në Havana, raportoi Associated Press të mërkurën.