Botë

Zelensky: Rusia planifikon mobilizim tjetër për një valë të re lufte

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia po planifikon mobilizim të ri për një ofensivë të re më të madhe, raportoi të mërkurën Reuters.

Kievi zyrtar ka thënë se për javë të tëra presidenti rus, Vladimir Putin, po planifikon të urdhërojë një tjetër rekrutim masiv dhe të mbyllë kufijtë e tij për të parandaluar burrat që t’i shpëtojnë draftit.