Botë

Ukrainasit kryen sulme të suksesshme me raketa, vriten 260 rusë

 

Mëngjesin e së mërkurën [sot], Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se më 2 janar, forcat ukrainase sulmuan pozicionet ruse në rajonin e Zaporozhye, gjatë të cilave 260 rusë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.

Ata deklarojnë se pushtuesit janë goditur në zonat e Tokmakut, Melitopolit, Berdjanskut, Pologivit dhe Vasilivkas. Më pas, përveç personelit, u shkatërruan edhe dy depo municionesh, deri në 10 njësi pajisje ushtarake të llojeve të ndryshme dhe dy vende për dislokimin e ushtarëve.