Botë

Franca e quan revolucion ndalimin e enëve njëpërdorimshme nëpër lokale

Foto: Getty
 

Restorantet e ushqimit të shpejtë në Francë po përgatiten për një nga ndryshimet më të mëdha të tyre në dekada pasi qeveria po ndalon pjatat, gotat dhe tabakët njëpërdorimshme për këdo që ha ose pi aty.

Zinxhirë të tillë lokalesh si McDonald's, Burger King, Starbucks dhe Subway po përballen me atë që ambientalistët e kanë quajtur "revolucion" më 1 janar, raportoi The Guardian.