Autoritetet ruse kanë filluar të shkatërrojnë teatrin e rrënuar në Mariupol, sipas ndihmësit të kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko.
Andryushchenko akuzoi autoritetet okupuese se po mundohen të mbulojnë vrasjen e qindra civilëve kur ndërtesa u bombardua nga avionët luftarakë rusë në mars, raportoi BBC-ja të premten,
Në një video të publikuar shihet një buldozer duke rrëzuar disa nga pjesët e pasme të ndërtesës.
Andryushchenko tha se rusët po planifikonin të linin pjesën e përparme të teatrit të paprekur dhe të shkatërronin pjesën tjetër të strukturës, për të ndërtuar një teatër të ri "mbi kockat e njerëzve të Mariupolit".
Një ekran u ngrit rreth rrënojave të teatrit muajin e kaluar, i kompletuar me imazhe të figurave kulturore ruse.
Përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën shkurtin e kaluar dhe të rrethonte Mariupolin, teatri ishte një pikë qendrore e jetës së qytetit.
Këtë vit, autoriteti përfaqësues i Rusisë që drejton qytetin dhe zonat e pushtuara të rajonit përreth Donetskut i ka premtuar popullatës së mbetur të qytetit argëtim alternativ - një ringjallje të një muzike kulti sovjetik të viteve 1960, The Bremen Toën Musicians.
Në vend që të zhvillohet në teatrin e bombarduar, ajo po vihet në skenë më shumë se një kilometër larg në Pallatin e Pionierëve.