Një person i armatosur ka vrarë dy persona dhe ka plagosur 4 të tjerë në qendër të Parisit.
Siç raporton BBC-ja, dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Për këtë rast Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin 69 vjeçar. Raportohet se arrestimi i tij është bërë pa rezistencë dhe thuhet se Policia ka gjetur armën e përdorur në sulm. Prokurorët kanë hapur hetimet, ndërsa ende nuk dihen motivet e sulmit.
Ngjarja ka ndodhur jo larg stacionit “Gare de l'Est” pranë një qendre kulturore kurde dhe një parukiere.
Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar shtatë ose tetë shpërthime të shtënash.
Autoritetet bënë thirrje që njerëzit të shmangin zonën “Rue d'Enghien”, në distriktin e 10-të në Strasburg - Shën Denis.