Katër të vdekur nga përmbytja e varkës me emigrantë në Kanalin Anglez

Katër të vdekur nga përmbytja e varkës me emigrantë në Kanalin Anglez
Katër persona janë konfirmuar të vdekur pasi një varkë që bartte emigrantë u përmbyt në Kanalin Anglez në orët e para të së mërkurës.
Sipas BBC-së, 43 emigrantë u shpëtuan, prej tyre 30 kishin mbetur nën ujë.
Qeveria britanike e ka përshkruar si një “ngjarje vërtetë tragjike”.
Së paku 45 mijë emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez këtë vit.
Dyshohet për emigrantë të vdekur pas përmbytjes së varkës në Kanalin Anglez
Një varkë e vogël që po barte emigrantë është mbytur në orët e para të mëngjesit në Kanalin Anglez, afër Kentit në Britani të Madhe.
Sipas BBC-së, raportohet se ka viktima, por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Ekipet e shpëtimit të rojës bregdetare angleze janë dërguar atje për operacionin e kërkim dhe shpëtimit.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se është në dijeni të incidentit dhe se agjencitë e saj janë duke e mbështetur reagimin e koordinuar.
Kanali Anglez shërben për të hyrë në rrugë ilegale në Britani. Shqiptarët frekuentojnë më së shumti këtë rrugë për të hyrë në shtetin britanik ilegalisht.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Izraeli rinis sulmet në Gazë pas përfundimit të armëpushimit

Blinken thotë se ia bëri të qartë Izraelit se duhet t’i mbrojë civilët në jug të Gazës

Një gjeneral tjetër rus vdiq nga mina
Kryediplomatët injorojnë Lavrovin në Shkup

Kissinger – maestroja i diplomacisë

A po kërcënohet bota nga një luftë tjetër: Vendi i pasur me burime natyrore mund të pushtohet
Zyrtarët evropianë shprehen thellësisht të shqetësuar për myslimanët

Irani e dërgon sërish në burg reperin që këndonte mbi protestat

Rusia sulmon me raketa Donetskun, të paktën një i vdekur

2023-ta, viti më i nxehtë në histori

Rusia ndalon aktivitetin e LGBT-së
