Botë

Zjarr masiv në një depo të Policisë në New York

Zjarr ne New York

Një zjarr masiv ka nisur në një depo ku Policia e New Yorkut i mban veturat që i konfiskon, raporton agjencia AP.

Zjarri raportohet se ka nisur në depon në “Red Hook” në Brooklyn.

Shërbimet emergjente të New Yorkut kanë paralajmëruar për tym dhe vonesa në trafik. Ndërsa i kanë kërkuar njerëzve që jetojnë në afërsi të depos të mbyllin dritaret.

Zjarri ka nisur rreth orës 10:30 të martën me kohë lokale.

Dy zjarrfikës kanë marrë lëndime të vogla. Së paku 150 zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes.