Një person ka vdekur nga zjarri i madh që ka kapluar një qendër tregtare në periferi të Moskës. Autoritetet kanë njoftuar se zjarri në dyqanin OBI, pjesë e qendrës tregtare MEGA në Khimki jashtë kryeqytetit rus, u ndez nga saldimi që me sa duket shkelte rregullat e sigurisë.
Zjarri i madh shpërtheu përpara se qendra tregtare të hapte dyert për klientët, duke përfshirë të gjithë ndërtesën prej 17 mijë metrash katrorë. Zjarri u lokalizua më vonë në një sipërfaqe prej 7 mijë metrash katrorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShërbimet e urgjencës, hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore po punojnë në vendngjarje. Më shumë se 130 persona dhe 40 pajisje u përfshinë në shuarjen e zjarrit. Gjithashtu, ka nisur një hetim për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë.