Nëntë persona kanë vdekur në një shpërthim në minierën e thëngjillit në provincën Sumatra Perëndimore të Indonezisë. Shpërthimi, i shkaktuar nga gazet e dëmshme, përfshirë metanin, ndodhi në një minierë në pronësi të një kompanie private, teksa minatorët po hynin në gropë të minierës.
Një zëdhënës nga agjencia lokale e kërkimit dhe shpëtimit, ka bërë të ditur se shpëtimtarët po kërkonin ende një minator tjetër që është bllokuar brenda. Gjatë shpërthimit pritej të punonin 12 minatorë brenda vendit të minierës.
Ekipet e shpëtimit vendas po përdornin ventilatorë për ta pastruar ajrin nga miniera në mënyrë që ta siguronin zonën.
Videot e shpërndara nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit treguan se shpëtimtarët nga agjencia lokale e kërkim-shpëtimit evakuonin viktimat dhe u përpoqën t’i shpëtonin duke i dhënë oksigjen nga rezervuari dhe duke i transportuar me një barelë emergjence.
-
Shpërthim në një fabrikë të nikelit në Indonezi, të paktën 13 të vdekur
-
Shkon në 51 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi
-
Të paktën 38 viktima nga tërmeti që goditi Indonezinë
-
Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
-
Mbi 80 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Kinë