Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim në një fabrikë të nikelit në Indonezi, të paktën 13 të vdekur

Një shpërthim në një fabrikë të nikelit në Indonezi, ka lënë të vdekur të paktën 13 punonjës dhe dhjetëra të lënduar, disa prej tyre seriozisht, raporton “BBC” të dielën.

Tetë nga viktimat janë indonezianë e pesë kinezë. Fabrika është e financuar nga Kina.

Sipas hetimit fillestar, thuhet se gjatë punës së riparimit të një furre, një lëng i ndezshëm u ndez dhe shkaktoi shpërthimin e rezervuarëve të oksigjenit që ishin aty pranë.

Indonezia është prodhuesi më i madh i nikelit në botë, element që përdoret në bateritë e makinave elektrike e po ashtu në çelik inoks ndër të tjera.

Shpërthimi i parë në fabrikë dyshohet se shkaktoi disa shpërthime tjera, pasi kishte shumë depozita të oksigjenit aty pranë, tha një zëdhënës i Parkut Industrial Morowali në Indonezi (IMIP).

Edhe 26 të vdekur në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë Botë 26 të vdekur në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë

Zjarri u shua disa orë më vonë.

IMIP është një ndërmarrje e përqendruar te nikeli, ndërsa është në pronësi të një kompanie kineze.

Kompania ka thënë se do t’i mbulojë shpenzimet e trajtimit të viktimave.

Kreu i qarkut Morowali, Rachmansyah Ismail, i ka thënë mediumeve lokale se gati gjysma e të lënduarve janë punonjës të huaj dhe se të paktën 17 prej tyre kanë lëndime serioze.

Edhe Zjarr në një fabrikë ruse, të paktën 11 të vdekur dhe rreth 130 të lënduar Botë Zjarr në një fabrikë ruse, të paktën 11 të vdekur dhe rreth 130 të lënduar

Ndërsa Kina është përqendruar që të rrisë prodhimin e veturave të saja elektrike me kosto të ulët, ka investuar në fabrika të nikelit në Indonezi.

Nikeli është bërë burim kyç për ekonominë e Indonezisë.