Botë

Zjarr vdekjeprurës në një qendër tregtare në rajonin e Moskës

 

Një person u vra pasi një zjarr masiv shkatërroi një qendër tregtare në periferi veriperëndimore të Moskës. Autoritetet kanë njoftuar se zjarri në dyqanin OBI, pjesë e qendrës tregtare MEGA në Khimki jashtë kryeqytetit rus, u ndez nga saldimi që me sa duket shkelte rregullat e sigurisë.

Zjarri i madh shpërtheu përpara se qendra tregtare të hapte dyert për klientët, duke përfshirë të gjithë ndërtesën prej 17 mijë metrash katrorë.