Botë

Koreja e Jugut më në fund bën ndryshimin, largon sistemin e çuditshëm të moshës

Descriptive Text

Është vendosur që jug-koreanët të bëhen një ose edhe dy vjet më të rinj – të paktën në letrat zyrtare.

Të enjten, Parlamenti i Koresë së Jugut ka kaluar ligjin për t’i larguar dy metodat tradicionale të Koresë për numërimin e moshës.

Nga qershori 2023, sistemi i quajtur “Mosha Koreane” nuk do të lejohet më në dokumentet zyrtare, raportoi BBC.

Vetëm metoda e standardizuar, e njohur ndërkombëtarisht do të mbetet në fuqi.

Qeveria po përmbush një premtim zgjedhor për të ulur konfuzionin duke adaptuar sistemin e njëjtë që përdoret në pjesën tjetër të botës.

Aktualisht, metoda më e përdorur për llogaritje në Kore është ajo e quajtura “sistemi i moshës koreane”, ku një person është 1 vjeç sapo lind dhe më pas merr nga një vit në ditën e parë të secilit vit të ri.

Në një metodë tjetër – “numërimi i moshës” – mosha e një personi llogaritet nga zero kur lind dhe bëhet 1 vjeç më 1 janar. Kjo metodë ekziston kryesisht për të kalkuluar moshën ligjore për të pirë alkool dhe cigare.

Por, Koreja e Jugut po ashtu përdorë sistemin e njohur botërisht ku mosha llogaritet nga ditëlindja individuale dhe ditëlindja e parë festohet 365 ditë pas lindjes.

Kjo nënkupton, për shembull, një person i lindur më 31 dhjetor 2002 është 19 vjeç sipas sistemit të moshës koreane, 20 sipas sistemit ndërkombëtar dhe 21 sipas sistemit të numërimit.