Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se rreziku që të përdoren armë nukleare në luftën në Ukrainë janë “zvogëluar momentalisht”, raporton BBC.
“Rusia ka ndaluar së kërcënuari me përdorim të armëve nukleare”, ka thënë Scholz.
Të mërkurën, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska do të përdorë armët nukleare vetëm për t’u hakmarrë ndaj ndonjë sulmi eventual.
Putini tha se vendi i tij ka “armë të ndryshme shkatërrimi dhe do t’i përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion”.
“Unë nuk bëj blof”, tha Putin.
Por, Scholz, tha se vizita e tij e fundit në Kinë ka kontribuuar që të ndalohet me kërcënimet për përshkallëzim bërthamor.
Ai tha se me presidentin e Kinës, Xi Jinping, janë në dakord “se armët nukleare nuk duhet përdorur” dhe se shtetet e G20 e kanë konfirmuar këtë qëndrim menjëherë më pas.
Komentet e kancelarit gjerman vinë një ditë pasi Putin tha se rreziku për luftë nukleare “po rritet dhe se do të ishte gabim të fshihet kjo”.
Duke folur në një adresim televizion, Putin tha se Rusia “në asnjë rrethanë” nuk do të përdorë e para armët nukleare dhe nuk do ta kërcënojë askënd me to.
“Ne nuk jemi çmendur, e dimë se çfarë janë armët nukleare”, ka thënë Putin.