Ndryshimet klimatike dhe ISIS-i, rreziqet më të mëdha botërore Foto: Ilustrim

Ndryshimet klimatike dhe ISIS-i, rreziqet më të mëdha botërore

02 August 2017 19:15

Ndryshimet klimatike, së bashku me Shtetin Islamik, janë dy nga rreziqet më të mëdha që i kanosen botës me numrin e njerëzve në rritje që shqetësohen për ngrohjen globale, sipas një sondazhi ndërkombëtar nga një organizatë amerikane.

Sondazhi i bërë me rreth 42 mijë njerëz në 38 vende nga Qendra Kërkimore “Pew”, tregon se përqindja e të anketuarve që besojnë se ndryshimi klimatik është kërcënim i madh, është rritur në 61 për qind nga 54 sa ishte katër vjet më parë, shkruan Reuters.

Njerëzit nga 13 vende, kryesisht në Amerikën Latine dhe Afrikë, kanë identifikuar ndryshimet klimatike si kërcënimin kryesor për vendin e tyre, transmeton Koha.net.

Kurse, një total prej 62 për qind e të anketuarve e renditën Shtetin Islamik si kërcënimin kryesor, me njerëzit në 18 vende që kanë renditur grupin militant ultra-radikal rrezikun më të madh.

“Njerëzit në botë përgjithësisht janë të shqetësuar për ndryshimet klimatike. Personalisht shqetësohen për këtë, për taksën në jetën e tyre personale, dhe gjithashtu janë të shqetësuar për vendet e tyre”, ka thënë Jacob Poushter, studiues i lartë dhe bashkautor i raportit.

Sulmet kibernetike, ekonomia globale, dhe refugjatët nga Iraku e Siria u renditën në top pesë kërcënimet globale, transmeton Koha.net.

Sondazhi ka gjetur se amerikano latinët më shumti janë të shqetësuar për ndryshimet klimatike, me 74 për qind në shtatë vende që e kanë renditur se kërcënimin e parë për vendin e tyre.

Ndryshimet klimatike ka prirë edhe në Afrikë, me 58 për qind e tyre që e shohin kërcënim kryesor.

“Një mundësi, bazuar në vendet që janë më tepër të shqetësuara për ndryshimet klimatike, është te ato që kanë zhvillim më të dobët ekonomik dhe nuk kanë aftësitë që të luftojnë ndryshimet qendrore në klimë, mund të jenë më të shqetësuara”, është shprehur ai.

Vendet e tjera ishin më pak të shqetësuara për ndryshimet klimatike, me Rusinë dhe Izraelin në fund të listës me 35 dhe 38 për qind.

Çdo vend i përfshirë në këtë studim, u pajtuan për synimet që u vendosën në Paris më 2015 për ndryshimet rreth klimës globale, edhe pse presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur që të largohet nga pakti.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme