Mijëra njerëz kanë marshuar në qendër të Athinës për të shënuar përvjetorin e vrasjes së një adoleshenti nga policia në vitin 2008.
Vrasja e tij nxiti një prej trazirave më të mëdha në histori të Greqisë. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se në këtë marsh kanë marrë pjesë pesë mijë persona, ndërkaq janë arrestuar 19 për shkak të përplasjeve me policinë. Në përkujtim të adoleshentit kanë marshuar më shumë se 6 mijë persona në Selanik.
Pas përfundimit të protestës u është vënë zjarri kontejnerëve të mbeturinave dhe në drejtim të policisë janë hedhur koktej molotovi. Policia ka reaguar me topa uji dhe gaz lotsjellës.
Gjatë këtyre trazirave nuk është raportuar për të lënduar dhe nuk pati shumë dëme materiale. Policia greke ka njoftuar se janë arrestuar 16 të dyshuar për nxitjen e trazirave të martën.