Botë

Izraeli nis ofensivën në Gaza

Bombardimet ne Gaza nga aeroplanet ushtarak te Izraelit

Aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë bombarduar Rripin e Gazas në mëngjesin e të dielës, raporton agjencia AP.

Autoritetet izraelite kanë thënë se janë goditur disa caqe ushtarake në Gaza. Ato kanë thënë es goditjet janë bërë pak orë pasi që një raketë e hedhur nga militantët palestinezë kishte goditur jugun e Izraelit.

Ushtria e Izraelit ka thënë se ka shënjestruar një fabrikë të armëve dhe një tunel nëntokësor që i takon Hamasit, grupit militant që kontrollon Gazan që nga viti 2007.

Ushtria ka thënë se më tepër projektilë janë hedhur, në momentin kur aeroplanët ushtarakë po godisnin caqet në Gaza.

Asnjë grup palestinez nuk ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e raketës të shtunën mbrëma. Raketa kishte rënë në një zonë të hapur në rrethojën Gaza – Izrael.