Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky takohet dhe nderon ukrainasit e liruar nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar dhe ka nderuar me medalje të burgosurit ukrainas që janë kthyer nga burgjet ruse si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve.

Presidenti ukrainas ka thënë se duhet të kthehen në vendlindje të gjithë heronjtë e kapur nga armiku dhe ata që janë dëbuar drejt Rusisë dhe qyteteve të pushtuara ukrainase.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Zelenskyt, 1 mijë e 331 ukrainas janë kthyer që prej fillimit të luftës. Ndërkaq, televizionet shtetërore të Rusisë kanë publikuar pamjet e të burgosurve rus që janë liruar nga Ukraina të premten. Të kthyerit, shumica prej tyre të plagosur, kanë pritur për autobus në Aeroportin Chkalovsky në afërsi të Moskës. Disa të liruar të tjerë janë dërguar në spitale.

Mediat ruse kanë raportuar se 50 ushtarë rusë janë kthyer në Rusi si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve. Ky ishte shkëmbimi i katërt në dy javët e fundit. Deri më tani në Rusi janë kthyer 150 të burgosur rusë.