Botë

Macron: Rusisë do t'i duhen disa garanci sigurie kur të kthehet në negociata

 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Rusisë do t'i duhet t'i jepen garanci të caktuara sigurie në të ardhmen, kur u pyet për luftën në Ukrainë në një intervistë për TF1.

Macroni në fillim të bisedës iu referua takimit me presidentin amerikan Joe Biden, ku ndër të tjera u diskutua edhe për Ukrainën. Gjatë intervistës, Macroni ka thënë se ai dhe Bideni ndajnë të njëjtin vizion kur bëhet fjalë për Ukrainën.