Sipas vlerësimit të kompanive financiare S&P Global dhe Morgan Stanley, India mund t'i kalojë Japoninë dhe Gjermaninë deri në vitin 2030, dhe të bëhet ekonomia e tretë më e madhe në botë.
Supozimi i S&P bazohet në parashikimin se rritja vjetore e PBB-së indiane do të jetë 6.3 për qind. Vlerësimi i Morgan Stanley është i ngjashëm, përkatësisht se GDP-ja e këtij vendi do të dyfishohet deri në vitin 2031 në krahasim me atë aktuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"India ka kushtet për një bum ekonomik të nxitur nga offshoring (zhvendosja e procesit të prodhimit), tranzicioni energjetik dhe infrastruktura e avancuar digjitale e vendit. Kjo do ta bëjë atë ekonominë e tretë më të madhe dhe tregun e aksioneve në botë deri në fund të kësaj dekade", shkruajnë analistët e Morgan Stanley.
Rritja ekonomike e Indisë në tremujorin e tretë të këtij viti ishte 6.3 për qind, që është më e lartë se parashikimi i Reutersit se kjo rritje do të arrijë në 6.2 për qind. Kjo rritje në tremujorin e dytë ishte më e lartë për 13.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si pasojë e kërkesës së fortë të brendshme në industritë e shërbimeve. Të dhënat e kompanisë financiare Refinitiv tregojnë se vendi pati një rritje rekord prej 20.1 për qind në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.
Nëse parashikimet e S&P do të realizohen do të varet nga vazhdimi i liberalizimit tregtar dhe financiar të Indisë, reforma e tregut të punës, si dhe investimi në infrastrukturë dhe kapital njerëzor.
“Kjo është e arsyeshme të pritet nga një vend që ka shumë për të ofruar për rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave për njerëzit”, tha ekonomisti Dhiraj Nim.
Ai theksoi se disa nga reformat e lartpërmendura tashmë janë iniciuar, duke theksuar përkushtimin e qeverisë për rritjen e shpenzimeve kapitale.