Botë

Michel Temer, presidenti brazilian që rrezikon të humbasë mandatin

Michel Temer, presidenti i parë brazilian në detyrë, zyrtarisht nën akuzë për korrupsion, në pushtet prej një viti, rrezikon sot të humbë mandatin, një formë varësie për të arritur qëllimet e tij.

Ky konservator i matur i moshës 76 vjeçare erdhi në krye të shtetit brazilian në muzgun e një jete politike joshur nga bota e fshehtë e pushtetit, duke u ulur në kolltukun e Dilma Rousseff pasi përshpejtoi rrëzimin e saj.

Një vit më vonë, Michel Temer ndihet i kërcënuar po në të njëjtën mënyrë, transmeton atsh. Ai do të përballet sot me një votim vendimtar në Parlament, që pritet të vendosë nëse do të ndiqet apo jo procedura ligjore që mund t’i kushtojë mandatin.

Presidenca Temer nuk ka qenë deri më tani një periudhë e lehtë, ndërsa Brazili po përballet me recesionin më të rëndë prej viteve 30 shoqëruar me valën e akuzave për korrupsion.