Botë

Çmimet e larta të ushqimeve përkeqësojnë krizën e urisë në sezonin e festave

Punonjësit e “Bread for the City”, shoqatë bamirësie e nderuar në kryeqytetin e vendit, menduan se ishin përgatitur për dhurimin vjetor të ushqimit të ndihmësve të Festës së Falënderimeve të këtij viti. Pandemia ishte zbehur, mirëpo inflacioni ishte i lartë, kështu që ata buxhetuan të jepnin 12 mijë vakte , 20% më të larta se nivelet normale para pandemisë.

Mirëpo ata u tronditën shpejt, me radhë të gjata klientësh që prisnin me orë të tëra për të marrë një gjeldeti falas dhe një kartë debiti prej 50 dollarësh për sende ushqimore. Ata u detyruan të mbylleshin tri ditë më herët pasi ndihmuan 16 mijë njerëz, shumë më tepër sesa pritej.

“Nuk duam ta traumatizojmë përsëri komunitetin tonë duke i detyruar të presin katër orë jashtë për një gjeldeti”, ka thënë Ashley Domm, shefja e zhvillimit të bamirësisë. “Nuk jemi themeluar për t’i lënë qindra njerëz në radhë në rrugët e qytetit”.

Përvoja e Bread for the City pasqyron një dinamikë më të madhe në të gjithë vendin. Ajo që shumë amerikanë shpresonin se do ishte sezoni i parë normal i pushimeve në tri vjet, në vend të kësaj është futur në një krizë të shtuar urie edhe një herë, me Krishtlindjet në horizont.

Një raport i shtatorit nga Instituti Urban vlerësoi se rreth 1 në 5 të rritur përjetuan pasiguri ushqimore shtëpiake verën e kaluar, pothuajse njësoj si gjatë vitit të parë të pandemisë, por një rritje e mprehtë nga pranvera e 2021. Sipas raportit, të rriturit me ngjyrë dhe hispanikët raportuan norma më të larta të pasigurisë ushqimore sesa homologët e tyre të bardhë.

“Në pandemi, askush nuk kishte punë dhe askush nuk kishte para”, ka theksuar Nancy Murphy, kujdestare 45-vjeçare që merrte një gjeldeti të ngrirë dhe sende ushqimore javën e kaluar nga dhuratat në kishën Redeemed Christian Church of God New Wine Assembly në verilindje të Uashingtonit. “Tani ata janë kthyer në punët e tyre, por paratë nuk janë të mjaftueshme. Është ende e vështirë”.

Qeveria vlerëson se çmimet e ushqimeve do të rriten 9.5% në 10.5% këtë vit. Dhe kjo po shtrydh buxhetet e shumë amerikanëve dhe bankave ushqimore që i kanë ndihmuar ata, veçanërisht me skadimin e fluksit masiv të ndihmës për ndihmë pandemike.

“Inflacioni ka qenë historia e vitit”, ka theksuar Michael Altfest, drejtor i angazhimit të komunitetit në Bankën Ushqimore të Qarkut Alameda në Oakland, Kaliforni.

Altfest ka thënë se niveli i nevojës së komunitetit mbetet 50% deri në 70% më i lartë se nivelet para pandemisë dhe rreth 30% e thirrjeve në linjën e ndihmës së urgjencës të bankës ushqimore janë nga telefonuesit për herë të parë.

Në shumë raste, organizatat bamirëse dhe bankat ushqimore ishin përgatitur për shifra në rritje për shkak të inflacionit, vetëm për të gjetur se niveli i nevojës kishte tejkaluar shumë parashikimet e tyre.

Banka Capital Area Food Bank në Washington fillimisht parashikoi se do t’i duhej të shpërndante rreth 43 milionë vakte gjatë vitit buxhetor 2022-2023. Tani katër muaj në atë vit fiskal, tashmë është 22% përpara atyre parashikimeve.

“Ky ishte një parashikim me katër ose pesë muaj informacione të plota”, ka theksuar themeluesi i Bankës Ushqimore, Radha Muthiah. “Ne gjithmonë mendojmë për Ditën e Falënderimeve dhe Krishtlindjeve, pikërisht kur të gjithë shkojnë në plazh gjatë verës”.

Në Illinois, Jim Conwell i Bankës Greater Chicago Food thotë se nevoja mbetet në rritje. “Pra, ne po blejmë më shumë dhe po shpenzojmë më shumë për atë që blejmë”, ka bërë të ditur ai.

Rrjeti i organizatës së tij u shërbeu rreth 30% më shumë familjeve në gusht të vitit 2022, krahasuar me gushtin e kaluar.

Çmimet më të larta po i detyrojnë njerëzit të bëjnë “sakrifica për ushqimin e tyre”, tha Altfest.

Për shembull, tha ai, çmimi i pulës është më shumë se dyfishuar - nga 78 centë për funt vitin e kaluar në 1.64 dollarë për funt këtë vit. Vlerësimet nga Byroja e Fermës përcaktojnë koston e gjelit të detit si 21 për qind më të lartë se vitin e kaluar. Dhe studiuesi i tregut Datasembly vlerëson se një kuti mbushëse prej 400 gramësh kushton 14% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa një qese 5 kilogramësh me patate Russet mesatarisht 45.5% më shumë.

Mike Manning, president i Greater Baton Rouge Food Bank në Louisiana, bën një dallim midis niveleve të rritura të urisë të shkaktuara nga pandemia dhe krizës aktuale. Gjatë pandemisë, punët dhe të ardhurat e miliona njerëzve u zhdukën në thelb, duke krijuar një valë të menjëhershme nevoje që ai e krahasoi me pasojat e një uragani.

Por kriza aktuale ka qenë rritje e ngadaltë dhe e qëndrueshme, duke filluar nga fundi i shkurtit e duke qëndruar ende në rritje. Manning ka thënë se banka e tij ushqimore ka parë një rritje prej 10% deri në 15% të pasigurisë ushqimore lokale vetëm në dy muajt e fundit.

“Ju po flisni me njerëz që kanë të ardhura më të ulëta dhe që punojnë shumë punë - vetëm mendoni për koston e tyre për të shkuar nga një punë në tjetrën me gazin që ha çdo gjë shtesë që ata po përpiqen ta ruajnë”, ka thënë ai. “Çfarë do të bëjnë? A heqin dorë nga gazi që të mos mund të shkojnë në punë ose të sakrifikojnë ushqimin dhe të kthehen e të na kërkojnë ndihmë?”.

Dhe pa shenja të qarta se kur vala afatgjatë e inflacionit mund të lehtësohet, “Kjo pothuajse duket më shumë si maratonë pa vijën e finishit në horizont”, ka thënë Conwell i bankës ushqimore të Chicagos.

Fakti që klientët ishin të gatshëm të qëndronin jashtë për orë të tëra për një gjeldeti dhe një kartë debiti flet për “intensitetin dhe thellësinë e nevojës”.

Domm gjithashtu beson se ka edhe një element psikologjik në lojë; pas dy sezoneve të njëpasnjëshme festash të prekura nga pandemia, familjet janë shumë të etura për të pasur diçka më afër normales.

“Njerëzit i kanë shmangur familjet e tyre për dy vitet e fundit. Kështu që këtë vit, ka më shumë presion për të marrë vërtet sende ushqimore dhe për ta ngrënë një vakt në grup”, ka treguar tha ajo.

Përktheu: Blerta Haxhiu