Botë

Jiang, lideri që hapi Kinën

Foto: AP
 

Jiang, një ish-kryetar i Shangait dhe menaxher dikur i fabrikës së sapunit, u emërua nga udhëheqësi kryesor Deng Xiaoping - arkitekti i "reformës dhe hapjes" së Kinës pas Maos - si sekretar i përgjithshëm tri javë pas goditjes së përgjakshme në sheshin “Tiananmen”, në të cilin qindra, ndoshta mijëra vdiqën

Ai buzëqeshi dhe - vetëm tetë vjet pas shtypjes së protestuesve të demokracisë në sheshin “Tiananmen” - spektakli i sundimtarit të Kinës që shkëlqente dhe u jepte gëzim njerëzve në zemër të kapitalizmit dukej përnjëherë simpatik dhe vërtet, vërtet i çuditshëm.

Ishte një mëngjes tetori i vitit 1997 në bursën e New Yorkut dhe Jiang Zemin, kreu i fuqishëm i Partisë Komuniste dhe i Qeverisë kineze, po i binte ziles së hapjes. "Mirëmëngjesi!", ai tha. "Ju uroj tregti të mirë!".