Rrëshqitja e dheut në një autostradë në jug të Brazilit ka lënë të vdekur dy persona dhe dhjetëra të zhdukur.
Sasi e madhe dheu rrëshqiti në autostradën në Parana duke goditur mbi 21 automjete që po lëviznin, raportoi BBC.
Ekipet e shpëtimit thanë se moti i keq dhe vendndodhja e largët kanë komplikuar përpjekjet e kërkimit.
Zjarrfikësit po përdorin kamera specifike për të lokalizuar të mbijetuarit e mundshëm. Mendohet se deri në 30 persona janë të zhdukur.
Pamjet nga ngjarja tregojnë një kamion kacavjerrë nga një anë e urës. Shpëtuesit gjetën trupin e shoferit të kamionit.
Një tjetër shofer kamioni i të cilit ishte zhytur në baltë, u shpëtua dhe pati pak lëndime.
Deri tash, gjashtë të mbijetuar janë lokalizuar.