Botë

Alarm i përgjithshëm në Ukrainë, paralajmërohen sulme ruse

Autoritetet ukrainase kanë lëshuar një alarm të përgjithshëm në të gjitha rajonet ukrainase, përveç Krimesë së aneksuar, raportoi BBC-ja të enjten.

Në njoftim u tha se ky alarm u aktivizua pasi po monitorohen dy avionë rusë të tipit MiG-31K, që janë nisur drejt tokave ukrainase.

Kjo është hera e dytë brenda një jave që Ukraina detyrohet t’i aktivizojë alarmet e luftës, pas paralajmërimeve për sulme të Rusisë.

Sulmet ruse i ka paralajmëruar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai ka deklaruar se “Rusia terroriste do t’i vazhdojë sulmet mbi infrastrukturën civile”.