Një burrë raportohet se është vrarë nga forcat e sigurisë në Iran, pasi protestuesit anti-qeveritarë publikisht festuan eliminimin e ekipit kombëtar nga Kupa Botërore.
Aktivistët kanë thënë se Mehran Samak u qëllua në kokë pasi i ra borisë së veturës së tij mbrëmjen e së martës, raportoi BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVideot nëpër qytete të ndryshme treguan turma njerëzish që festonin dhe vallëzonin në rrugë.
Mediat e lidhura me shtetin fajësuan forcat armiqësore brenda dhe jashtë Iranit për presion të lojtarëve pas humbjes nga SHBA-ja.
Lojtarët nuk e kënduar himnin kombëtar në lojën e parë si shenjë solidariteti me protestuesit.
Por, e kënduan në lojën tjetër.
Disa protestues e panë këtë si tradhti të kauzës së tyre edhe pse kishte raportime se ekipi ishte nën presion të madh nga autoritetet iraniane.
Organizatat për Të Drejtat e Njeriut e Iranit ka thënë se personeli i sigurisë qëlloi dhe vrau Mehran Samakun.