Botë

Spanja gjen tre emigrantë që mbijetuan për 11 ditë në levën drejtuese të anijes

 

Roja bregdetare spanjolle ka gjetur tre burra që po qëndronin të ulur në levën drejtuese të një anije që mbërriti në Ishujt Kanarine nga Nigeria, duke u balancuar në të pikërisht mbi vijën ujore.

Në një fotografi të shpërndarë në Twitter nga rojet bregdetare të hënën, tre personat shihen të ulur në levën drejtuese të cisternës së naftës dhe kimikateve “Alithini II”.