Botë

Fillon shpërthimin vullkani më i madh aktiv në botë

Mauna Loa e Havajit, që njihet si vullkani më i madh aktiv në botë, ka nisur të shpërthejë për herë të parë në afro një dekada, raporton agjencia AP.

Instituti Gjeologjik i SHBA-së ka thënë se shpërthimet kanë nisur të dielën mbrëma.

Të hënën, është thënë se rrjedhja e lavës është kufizuar te pjesa e epërme e vullkanit dhe nuk rrezikohen komunitetet në afërsi.

Por, është paralajmëruar për kujdes.

Shkencëtarët kanë qenë në alarm për shkak të tërmeteve në majë të vullkanit kohëve të fundit. Së fundi ky vullkan kishte shpërthyer në vitin 1984.