Karteli i drogës që kontrollonte rreth një të tretën e furnizimit me kokainë në Evropë, është shkatërruar të hënën, ka njoftuar Europol.
Nga ky aksion i quajtur “Operacioni Deser Light”, 49 persona janë arrestuar në gjashtë vende evropiane, ka thënë agjencia policore e Bashkimit Evropian, raportoi BBC-ja.
Mes tyre ishte një shtetas britanik, i cili dyshohet se drejtonte operacionin.
Sipas njoftimit të Europoit, mbi 30 ton drogë janë kapur gjatë hetimit dyvjeçar.
“Operacioni Desert Light” bëri që autoritetet në Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të punojnë së bashku për të rrëzuar kartelin.
Të arrestuarit përfshinin gjashtë objektiva me vlerë të lartë - ata më të kërkuar nga policia ndërkombëtare.
Kokaina e importuar nga Amerika e Jugut nëpërmjet Holandës ishte fokusi kryesor i hetimit dhe shumica e arrestimeve kanë ndodhur atje në vitin 2021.
Të tjerat u bënë në fillim të këtij muaji, midis 8-19 nëntorit, gjatë bastisjeve të koordinuara në gjashtë vendet e tjera, tha Europol.
Marihuana e paketuar e gjetur ishte e barabartë me rreth 1.1 milion bimë.