Botë

Gjermania pranoi mbi një milion refugjatë nga Ukraina

Refugjatet ukrainas ne kampe ne Gjermani
Foto: AP
 

Pothuajse 1.03 milionë refugjatë ukrainas janë regjistruar në Gjermani që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, raportoi Spiegel.

Sipas të dhënave të agjencisë së OKB-së për refugjatë, UNHCR, nga 24 shkurti, kur filloi lufta, deri më sot, rreth 7.9 milionë njerëz nga Ukraina kanë gjetur strehim jashtë vendit për shkak të luftës, sipas “Pravda” ukrainase.