Botë

Revoltohen kinezët – kërkojnë dorëheqjen e Xisë

Protestat ne Shanghai - kerkohet shkarkimi i Xi
 

Gjatë protestave në Shangai - qyteti më i madh i Kinës dhe qendër globale financiare në lindje të vendit - njerëzit u dëgjuan duke bërtitur hapur parulla të tilla si "Xi Jinping, largohu" dhe "Partia komuniste, largohu!" Shumë nga protestat kanë shpërthyer në kampuset universitare – të cilat janë veçanërisht të ndjeshme politikisht ndaj Partisë Komuniste, duke pasur parasysh historinë e protestave të Sheshit Tiananmen të udhëhequr nga studentët në 1989

Protestat në Kinë kundër masave të rrepta të qeverisë ndaj COVID-19 janë intensifikuar, me disa njerëz që shprehin publikisht zemërimin e tyre ndaj drejtuesve të Partisë Komuniste. Mijëra protestues kanë dalë në Shangai, ku BBC ka parë njerëz të grumbulluar para makinave policie.

Studentët kanë demonstruar edhe në universitetet e Pekinit dhe Nanjingut. Trazirat e fundit pasojnë një protestë në qytetin e largët veriperëndimor Urumqi, ku rregullat e bllokimit u fajësuan pasi 10 njerëz vdiqën në një zjarr në një ndërtesë banimi.