Botë

Sulmohet një xhami në Afganistan, së paku 29 të vdekur

Të paktën 29 persona janë vrarë gjatë një sulmi me bombë dhe të armatosur në një xhami në qytetin perëndimor Herat të Afganistanit.

Zyrtarët policorë njoftuan se vetëvrasësi me bombë e aktivizoi shpërthimin në vete në hyrje të xhamisë Javadia në qendër të qytetit, ndërsa sulmuesi tjetër hyri në xhami duke shtënë me armë zjarri.