Botë

Gjermania drejt lehtësimit të procedurave për marrjen e nënshtetësisë

 

Qeveria e Gjermanisë po qon përpara planet për të lehtësuar rregullat për marrjen e shtetësisë në vendin më të populluar të Bashkimit Evropian, një përpjekje kjo që po sulmohet nga opozita konservatore.

Kancelari OIaf Scholz tha përmes një videomesazhi, më 26 nëntor se Gjermania është bërë prej kohësh "vendi i shpresës" për shumë njerëz dhe është një gjë e mirë kur njerëzit që kanë vendosur rrënjë në vend vendosin të marrin nënshtetësinë.