Botë

Indonezia ka nevojë për shtëpi që u bëjnë ballë tërmeteve, sfidë e madhe ndërtimi i tyre

Foto: AP
 

Tërmeti vdekjeprurës që shndërroi në rrënoja ndërtesat në Javan Perëndimore në Indonezi, ka nxjerrë edhe një herë në pah rreziqet e jetesës në shtëpitë e ndërtuara dobët, në një nga zonat më aktive sizmike në planet.

Që nga tërmeti i së hënës, të mbijetuarit kanë fjetur në strehimore larg shtëpive, derisa priteshin edhe tërmete të tjera që mund të rrëzonin shtëpitë që tashmë ishin dëmtuar nga tërmeti prej 5.9 ballë të Rihterit, që la të vdekur të paktën 271 vetë.