Botë

Ukraina: 15 mijë ushtarë bjellorusë mund të përfshihen në luftë

Gjendja morale dhe psikologjike e ushtrisë bjelloruse është e ulët, por afro 15 mijë ushtarë janë të gatshëm të marrin pjesë në “operacionin special” ruse kundër rus. Këtë e tha Oleksiy Gromov, që mban pozitën e shefit të Departamentit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave ukrainase.

Sipas tij, këta ushtarë janë të gatshëm të përfshihen në luftë vetëm për shkaqe financiare.

“Rreth 15 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Republikës së Bjellorusisë janë gati të marrin pjesë në të ashtuquajturin ‘operacion special ushtarak’ i Federatës Ruse. Para së gjithash, për shkak të atraktivitetit të mbështetjes së lartë monetare”, shtoi ai.

Sipas Gromovit, udhëheqja e Bjellorusisë ka vendosur të vazhdojë testimin e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura deri më 28 nëntor, duke përfshirë grupe të oficerëve.

Ai theksoi se nga 23 deri më 28 nëntor, ka një “përshkallëzim të situatës”, në kufirin ruso-ukrainas, “për të cilin Rusia po i përgatit trupat e saj”.

“Në të njëjtën kohë, Rusia pret që NATO-ja dhe Ukraina të duan t’i pushtojnë rajonet kufitare bjelloruse dhe ruse”, tha ai.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës iu bëri thirrje shtetasve të Bjellorusisë që të mos përfshihen në luftë e nisur nga Rusia.