Botë

Johnson kritikon qëndrimin e Gjermanisë: Shpresonin për një humbje të shpejtë të Ukrainës

 

Në një intervistë për CNN, ish-kryeministri britanik Boris Johnson foli për fillimet e agresionit rus kundër Ukrainës dhe shpjegoi se si kishte mendime të ndryshme për sulmin e Rusisë midis vendeve evropiane në shkurt.

Gjatë bisedës, Johnsoni ka thënë se Franca dhe Gjermania kanë interpretime krejtësisht të ndryshme për këtë ngjarje në krahasim me vendet e tjera evropiane.