Botë

Shkon në mbi 260 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

Foto: AP
 

Ka shkuar në 268 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Indonezinë të hënën.

Ekipet indoneziane të shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë nëpër mbeturina të martën për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti i fuqishëm që rrëzoi shtëpi dhe ndërtesa në një zonë shumë të populluar të provincës Java Perëndimore të Indonezisë, raportoi CNN-i të martën.