Botë

Stoltenberg reagon për sulmin në Poloni: Të vërtetohen të gjitha faktet

Jens Stoltenberg sekretar i pergjithshem i NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Stoltenberg ka thënë se është me rëndësi të vërtetohen gjitha faktet.

“Fola me presidentin e Polonisë, Duda, për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.