Botë

Podolyak: Sulmet në Poloni nuk janë aksidentale, por “përshëndetje” e planifikuar nga Rusia

Mykhailo Podolyak

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi me raketa në Poloni nuk është aksidental, por është një “përshëndetje” që Rusia ia ka dërguar Polonisë.

“Sulmet në territorin e Polonisë – jo aksident, por një ‘përshëndetje’ e qëllimshme e planifikuar nga Rusia, e maskuar si ‘gabim’. Kjo ndodh kur djalli shkon pa u ndëshkuar dhe politikanët angazhohen në ‘paqësim’ të agresorit. Regjimi terrorist rus duhet të ndalohet. Ngushëllime viktimave”, ka shkruar Podolyak në Twitter.