Botë

Britania e Madhe thotë se është në kontakt të ngushtë me aleatët

Britania e Madhe ka thënë se është në kontakt të ngushtë me aleatët, pas raportimeve se raketa ruse ranë mbi Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Britania ka thënë se është ende duke konfirmuar raportimet.

“Ne jemi duke i hetuar këto raporte dhe jemi duke u lidhur ngushtë me aleatët”, ka thënë për CNN, zëdhënësi i Zyrës së Jashtme të Britanisë.