Botë

Dy të vdekur nga raketat ruse që ranë mbi Poloni, reagon NATO

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka thënë se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke lënë të vdekur dy persona, shkruan AP.

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller nuk e konfirmoi menjëherë informacionin, por ka thënë se liderët e lartë po mbanin një takim urgjent për shkak të një "situate krize".

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas raportimeve, raketat ishin të drejtuara për në Lviv të Ukrainës. 

Image

Me të kuqe, fshati polak ku kanë rënë raketat ruse


23:13 - NATO-ja takim urgjent të mërkurën nën nenin 4


22:58 - Sulmi në Poloni, presidenti i Francës bën thirrje për bisedime në samitin e G20


22:40 - Ukraina bën thirrje për një samit të NATO-s, e gatshme ta ndihmojë Poloninë


22:26 - Polonia e rrit nivelin e gatishmërisë luftarake, shqyrton aktivizimin e nenit 4


22:24 - Rama i shpreh mbështetjen e plotë Polonisë


22:22 - Stoltenberg reagon për sulmin në Poloni: Të vërtetohen gjitha faktet


22:13 - Presidenti i KE-së i shokuar me sulmin në Poloni


22:07 - Gjermania thotë se është në kontakt me Poloninë dhe aleatët e NATO-s


21:47 - Podolyak: Sulmet në Poloni nuk janë aksidentale, por “përshëndetje” e planifikuar nga Rusia


21:23 - NATO reagon për herë të parë pas sulmeve në Poloni


21:18 - Zelensky: Ju kemi paralajmëruar që veprimet ruse nuk kufizohen vetëm në Ukrainë


21:02 - Britania e Madhe thotë se është në kontakt të ngushtë me aleatët


21:01 - Rusia i quan provokime të qëllimshme raportimet se raketat e saj preken Poloninë


20:51 - SHBA-ja në pritje të konfirmimit të informatave për sulmin në Poloni


20:34 - Nga raketat ruse e pësoi edhe Moldavia


20:32 - Presidenti i Lituanisë reagon pas sulmit ndaj Polonisë: Të mbrohet territori i NATO-s


20:27 - Hungaria mbledh Këshillin e Mbrojtjes


20:19 - Reagojnë Estonia e Letonia pasi raketat ruse goditën Poloninë


20:13 - Çka thotë Traktati i NATO-s nëse sulmohet një vend anëtar