Botë

Putini akuzon Perëndimin për rishkrimin e historisë

 

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka akuzuar vendet perëndimore se po e rishkruajnë historinë botërore në një përpjekje për ta “dobësuar” Rusinë dhe minuar sovranitetin e saj.

Gjatë një takimi të ngarkuar me përkujtimin e Luftës së Dytë Botërore të Rusisë, Putini ka theksuar se qëllimet e vendeve perëndimore ishin “të përçahen, të na privojnë nga udhëzimet dhe në fund ta dobësojnë Rusinë dhe të ndikojnë në sovranitetin e saj, në fakt, të minojnë sovranitetin”.