Botë

Roberto Saviano paditet nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Descriptive Text

Shkrimtari italian, Roberto Saviano, është paraqitur në gjykatë të martën pasi e ka quajtur kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni “bastarde”, për shkak se ajo kishte deklaruar se anijet që kishin tentuar të shpëtonin refugjatët duhej të fundoseshin.

Meloni e cila është udhëheqëse e “Brothers of Italy”, një parti kjo me origjinë neo-fashiste, e ka paditur Savianon për shpifje kriminale.

Savioni i cili jeton nën kujdes policor duke u fshehur nga mafia napolitane “Camorra” që nga viti 2006, pasi u kërcënua nga mafiozët pas botimit të librit të tij “Gomorrah”, përballet me tre vjet burgim nëse shpallet fajtor në këtë rast gjyqësor, raportoi The Guardian tw martwn.

Veprimi i Melonit erdhi pasi autorit në vitin 2020, iu kërkua një koment në emisionin politik televiziv Piazzapulita për vdekjen e një foshnjeje gjashtë muajshe nga Guinea pas mbytjes së një anijeje në Mesdheun qendror.

Duke përfshirë në fjalët e tij liderin e Ligës Veriore të ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, i cili si ministër i brendshëm prezantoi një dekret që vendos gjoba deri në 50,000 euro për anijet e shpëtimit të OJQ-ve që sillnin njerëz në Itali, Saviano tha: "Unë thjesht dua t'i them Melonit dhe Salvinit, bastardë! Si mundët?”.

"Jam lodhur duke parë këtë përfitim të neveritshëm nga Saviano. A është normale që ky urrejtës serial lejohet të shpifë, pa të drejtë përgjigjeje, për njerëz që nuk janë të pranishëm në ‘talkshow’? Unë i kam kërkuar tashmë avokatëve të mi që të procedojnë me një veprim ligjor kundër tij”, u përgjigj Meloni pas paraqitjes së Savianos në TV.