Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar të martën për dhjetëra njerëz të raportuar të zhdukur pasi anija në të cilën ndodheshin u fundos gjatë natës në brigjet e një ishulli pranë kryeqytetit grek.
Incidenti është i fundit në një seri të përmbysjeve të anijeve që përfshinin ato të migrantëve në detet greke.
Nëntë të mbijetuar, të gjithë burra, janë gjetur në një ishull të pabanuar në jug të ishullit Evia dhe janë marrë nga një anije e rojës bregdetare mëngjesin e së martës, raportoi AP. Asnjëri nuk kishte të veshur jelekë shpëtimi. Të mbijetuarit thanë se kishin qenë rreth 68 persona në anijen që u përmbys.
Operacioni i shpëtimit është penguar disa herë nga moti i vështirë. Imazhet nga operacioni treguan një grup të vogël njerëzish që qëndronin mbi gurë duke bërtitur për ndihmë.