Për shkak të mjegullës së rëndë dhe acarit, në autostradën në Virxhinia lindore, ndodhi një përplasje zinxhirore në të cilën u përfshinë 63 automjete. 35 njerëz u lënduan.
Aksidenti, i cili ndodhi rreth 80 kilometra në lindje të Richmond, mbylli autostradën në të dy drejtimet.
Sipas NBCNews, disa persona pësuan lëndime të vogla, por ka edhe me lëndime serioze për jetën.
Një zëdhënës i Qendrës Mjekësore Rajonale njoftoi në Twitter se ishin kujdesur për 25 të lënduar, njëri prej të cilëve ishte në gjendje të rëndë.
Policia gjithashtu lëshoi foto të përplasjeve, të cilat tregojnë makina të përmbysura dhe të përplasura.
Edhe
Së paku 6 të vdekur në aksident zinxhirë në Missouri, 50 automjete të përfshira
Drejtuesve të automjeteve u kërkohet të bëjnë kujdes gjatë vozitjes, veçanërisht në ura, për shkak të akullit dhe mjegullës.
{gallery}