Presidenti rus, Vladimir Putini, të premten ka bërë thirrje që viti 2025 të shpallet si vit i “unitetit në luftën kundër nazizmit”.
Ai edhe luftën në Ukrainë e ka nisur me arsyetimin e çrrënjosjes së nazizmit.
Ndërkaq, përkundër sanksioneve nga shtetet perëndimore, presidenti rus ka thënë se po vazhdojnë shkëmbimet ekonomike me ish-shtetet sovjetike, të cilat kanë qëndruar në anën e Rusisë në luftën e saj ndaj Ukrainës.
Putini ka thënë se qëndrimi i presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me konfliktin në Nakorno-Karabakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është i pasaktë.
Presidenti francez ka akuzuar Rusinë për provokim të përplasjeve të fundit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Putini është takuar të premten me liderët e Shteteve të Pavarura të Commonwealthit që përbëhen nga Rusia, Bjellorusia dhe shtetet e tjera ish-sovjetike.