Botë

Arrestohet një pensioniste ruse, tentoi ta digjte bankën teksa thërriste ”Lavdi Ukrainës”

Një pensioniste në Shën Petersburg u arrestua, pasi tentoi t'ia vinte zjarrin një dege të bankës së madhe ruse Sberbank, njoftoi mediumi i pavarur bjellorus Nexta në Twitter, të mërkurën.

Teksa përpiqej t’ia vinte flakën, ajo bërtiti "Lavdi Ukrainës".

Në videon e shpërndarë shihet zjarri pranë degës së kësaj banke, që është prekur po ashtu nga sanksionet e Perëndimit për shkak të agresionit rus në Ukrainë.