Botë

Qeveria japoneze heq kufizimet për turistët

 

Japonia ka shfuqizuar kufizimet e pandemisë për të gjithë turistët që dëshirojnë ta vizitojnë shtetin e Lindjes së Largët.

Të martën janë hequr kufizimet e fundit kundër koronavirusit. Ka më shumë se dy vjet që Japonia kishte kontroll strikt kufitar për të mos lejuar përhapjen e COVID-19.